Shtëpia e ikonës së muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zelës, është grabitur. Mësohet se banesa e Vaçes, në Tiranë ka rënë preh e grabitësve dhe këtë gjë e ka bërë të ditur vetë motra e saj.
Gazeta Si shkruan se, disa persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur shtëpinë e Vaçe Zelës, ku janë marrë dekorata, kutitë me bizhuteri dhe sende të çmuara.
Denoncimi u dorëzua nga motra e ikonës së këngës shqiptare, që kujdesej për banesën e Vaçe Zelës në Tiranë.
Siç ka deklaruar në polici, shtetasja F.Z., e konstatoi menjëherë vjedhjen sapo futi çelësin në derë dhe kuptoi se dera ajo ishte e hapur.
“Rreth orës 19:45 shkova në shtëpi si përherë dhe vura re se dera nuk ishte e kyçur, por u hap menjëherë sapo e preka. Hyra brenda dhe pashë rrëmujë, rrobat i kishin hedhur përtokë, ndaj menjëherë njoftova fqinjën në katin sipër që lajmëroi policinë”, – ka thënë motra e këngëtares.
Burimet policore pranë komisariatit numër 1 në Tiranë treguan se salla operative i kërkoi një patrulle të afrohej në banesën ku ka jetuar Vaçe Zela. Por policia, me gjithë këqyrjen e detajuar, nuk ka zbuluar asnjë gjurmë daktiloskopike, pavarësisht kërkimeve.
Policia shpreson që një fije floku e gjetur në banesë dhe që është dërguar pranë laboratorit të kriminalitikës, mund t’i çojë tek autori i dyshuar i vjedhjes, shkruan Gazeta Si. Mësohet se janë kërkuar kamerat e sigurisë në zonën rreth shtëpisë, por deri tani nuk janë gjetur.
Kujtojmë se ikona e muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela u nda nga jeta në shkurt të vitit 2014 në Zvicër, ku jetonte me vajzën e saj.
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...