Po mbahet një protestë më një numër të vogël qytetarësh para ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë.
Në këtë protestë po kërkohet furnizimi i rregulltë me rrymë, si dhe shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan arbresh.info

Poashtu protestuesit dëgjohen duke brohoritur “KEDS t’i kthehet Kosovës”, “ Ngrohja nuk është komoditet” dhe “ Rizvanolli ik”.
Ata kanë gjuajtur me poça elektrikë në drejtim të KEDS-it në formë proteste.
Kujtojmë që Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Ndërsa KEDS të martën e kaluar, i pati dërguar qytetarëve të shumtë mesazhe telefonike, ku njoftoheshin për kufizimet me energji elektrike./arbresh.info/
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...