Tri barnatore në Suharekë kanë qenë cak i vjedhjeve brenda një nate.
Për këtë, kanë reaguar Oda e Farmacistëve të Kosovës, ku thanë se këto raste po shihen si të sinkronizuara, teksa veprën e konsideruan të papranueshme.
“Oda e Farmacistëve të Kosovës me shqetësim ka pranuar lajmin për thyerjen dhe vjedhjen e tri barnatoreve në Suharekë. Rasti ka ndodhur brenda një nate dhe shihet si një rast i sinkronizuar i sulmit ndaj barnatoreve Wit pen, Vjosa pharm dhe Green pharmacy”, thuhet në reagimin e tyre.
Tutje, ata ftuan të gjithë farmacistët që të kenë kujdes në prag të festave të fundvitit, teksa ftuan organet që të marrin masat e duhura.
“Shpresojmë dhe besojmë se organet kompetente do të marrin të gjitha masat e duhura që keqbërësit të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë, ndërkohë ftojmë të gjithë farmacistët të kenë kujdes në këto ditë feste dhe të marrin masa mbrojtëse ndaj sulmeve eventuale”, thuhet në reagim.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s