Koalicioni Arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që ofron mbështetje për qeverinë në Jemen njoftoi se 243 milicë u vranë në operacionet e ndërmarra kundër Huthive me mbështetje iraniane në rajonin Marib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare saudite të lajmeve (SPA) thuhet se në një deklaratë me shkrim nga forcat e koalicionit është informuar se brenda 24 orëve të fundit janë ndërmarrë 42 operacione kundër Huthive në rajonin Marib të Jemenit.
Gjatë operacioneve në fjalë janë vrarë 243 milicë Huthi ndërsa janë shkatërruar edhe 20 automjete ushtarake.
Ndërkohë nga Huthit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.
Në Jemen ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, që nga shtatori i vitit 2014 rebelët Huthi të mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...