Komiteti Olimpik i Kosovës, konkretisht Komisioni i Sportit, ka bërë përzgjedhjen e 10 bursistëve Shpresave Olimpike 2022, të cilët mbështeten me bursa nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
10 bursistët janë përzgjedhur bazuar në rezultatet e tyre ndërkombëtare gjatë vitit 2021, nga 25 aplikime të 14 federatave.
Bursa nga MKRS do të marrin: Kiana Kryeziu e Drin Kokaj (skitari), Bashkim Bajoku e Loris Idrizi (boks), Sara Susuri (atletikë), Fatjona Kasapi (xhudo), Valmir Gllareva (shigjetari), Denis Bllaca (taekwondo), Vesa Gjinaj (tenis) dhe Adriatik Berisha (mundje).
Bursistët do të marrin çdo muaj nga 150 Euro nga MKRS.
Në muajin janar, KOK do të bëjë përzgjedhjen edhe të një liste tjetër të bursistëve Shpresa Olimpike 2022, të cilët do të mbështeten nga KOK-u.
Lista e 10 Shpresave Olimpike – mbështetja e MKRS
Kiana Kryeziu (skitari)
Drin Kokaj (skitari)
Bashkim Bajoku (boks)
Loris Idrizi (boks)
Sara Susuri (atletikë)
Fatjona Kasapi (xhudo)
Valmir Gllareva (shigjetari)
Denis Bllaca (taekwondo)
Vesa Gjinaj (tenis)
Adriatik Berisha (mundje).
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik