Fundi i spekulimeve, Ousmane Dembélé do të qëndrojë te Barcelona edhe përtej këtij sezoni.Sipas Sport , 24-vjeçari anësor francez pranoi propozimin e katalanasve dhe do të zgjasë kontratën deri në vitin 2026, duke i shtuar edhe katër vite kontratës aktuale, e cila do të skadonte në fund të këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.
Dembélé pranoi uljen e pagave të propozuar nga drejtuesit e Joan Laporta dhe kontrata e re do të zyrtarizohet javën e ardhshme.
Francezi u nënshkrua në vitin 2017 nga Borussia Dortmund, pas largimit të Neymar në PSG, për 135 milionë euro, por lëndimet e shumta kanë penguar atë.
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...
Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë, pjesë e rrje...