Disa lagje të komunës së Gjilanit kanë mbetur pa energji elektrike që dhjetë orë, e po ashtu edhe lagjeja Taslixhe në Prishtinë.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për arbresh.info thotë se, kjo po ndodh për shkak se ka mbingarkesë.
“Po dy orë kemi thënë po në disa raste, ka të bëjë më mbingarkesa, s’po e qon sistemi”, ka thënë Buzhala.
Kujtojmë se ditë më parë KEDS ka paralajmëruar se reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë do të rikthehen. Reduktimet vijnë si pasojë e krizës elektroenergjetike botërore që ka prekur edhe Kosovën.
Edhe pse KEDS kishte njoftuar se do të kisht mungesë të rrymës për 2 orë brenda 24 orëve, por si duket kjo gjë nuk po vlen.
LEXO EDHE:
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë