Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone është i vendosur t’i kthejë gjërat në skuadër mes një ecurie të tmerrshme të formës.
Duke ardhur në këtë sezon, “Los Colchoneros” pritej të mbronin fort titullin e tyre në LaLiga duke ndërtuar një skuadër të cilësisë së lartë.
Por ata shkojnë në pushimin e Krishlindjeve jo më pak se 17 pikë përpara liderit Real Madrid pas katër humbjeve radhazi.
“Los Rojiblancos” kanë humbur nga Marroca, Real Madrid, Sevilla dhe së fundmi Granada.
Me pak shanse për të fituar Ligën e Kampionëve, sezoni i Atletit mund të përfundojë për sa i përket trofeve, me vetëm Kupën e Mbretit një objektiv real në këtë pikë.
Por, ndërsa presioni rritet, shefi i Atletit, Simeone u ka thënë lojtarëve të tij tre gjërat që duhet të bëjnë për t’i kthyer gjërat teksa shkojnë në pushimin e Krishtlindjeve.
Pas humbjes nga Granada, ai thjesht tha se është koha që njerëzit e tij “Të pastrojnë mendjen, të jetë të relaksuar dhe të punojnë”.
Është kthyer në bazat për Atletico Madrid dhe Simone e di mirë se kjo është ajo për të cilën specializohen njerëzit e tij, në fund të fundit./Arbresh.info
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...