Publikimi i listës së pagave të qytetarëve ka shkaktuar jo pak debat ditën e sotme. Në listën që ABC pa, kategorizohen disa të dhëna të qytetarëve duke nisur nga emri, mbiemri, emri i plotë, nipti i subjektit, subjekti, profesioni dhe orari i punës.
Paga më e lartë është ajo e një drejtori të një multimedia në Shqipëri. Kjo shifër pasohet nga disa pozicione të tjera në kompani të ndryshme, në rang drejtuesish në vend ku përfshihen edhe ato të hidrokarbureve.
Pagat më të larta në vend
24,756,130.00
9,285,761.00
8,510,061.00
8,510,061.00
6,555,621.00
6,528,303.00
6,449,679.00
6,360,949.00
5,811,335.00
Në lidhje me publikimin e kësaj liste, prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet. Në databazë pasqyrohen edhe shpenzimet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Tiranë si edhe rrethe. Për fat të mirë, emrat e të punësuarve nuk janë të pasqyruar.
Ajo që bie në sy lidhet me faktin se pagat e deklaruara në nivele më të ulëta janë shumë më të vogla krahasuar me realitetin duke treguar se bizneset vijojnë të operojnë me dy bordero në Shqipëri.
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...