Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).
Në takimin ku të pranishëm ishte edhe kryesuesja e Bordit, Selvete Grajçevci Pllana dhe anëtarët e tjerë të bordit të KPMM-së u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e sektorit minerar në vend.
Kryeministri Kurti tha se qeveria është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe sektori minerar historikisht e ka dëshmuar se ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa ministrja Rizvanolli shtoi se përveç prodhimit të energjisë elektrike, resurset minerare që posedon Kosova janë potencial edhe për ekonominë e tregut dhe ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike.
Prandaj, krahas fuqizimit dhe zhvillimit të këtij sektori nëpërmjet hartimit të kornizës adekuate ligjore, sektori minerar kërkon angazhim të mëtutjeshëm për ofrimin e kushteve të përshtatshme për investime të mundshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e minierave, u tha gjatë takimit.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e këtij sektori dhe nevojën për përmirësimin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale, hulumtime të reja për identifikimin e resurseve minerale, zhvillimin e industrisë përpunuese dhe ngritjen e sigurisë në punë./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë