Ilaqet kundër depresionit duhet të përshkruhen më pak nga mjekët, kanë deklaruar shkencëtarët, pasi një studim arriti në përfundim se nuk ka prova që ajo ilaqe janë efektive.
Hulumtimet e reja kanë treguar se efektet anësore që vuajnë shumë pacientë nga trajtimi mund të jenë joproporcionale me përfitimet që u jep atyre, shkruan The Telegraph UK, transmeton portal arbresh.info
Sipas një studimi të botuar në Buletinin Drug and Therapeutics, analiza e të dhënave të provës nuk përcaktoi ndonjë ndryshim “klinikisht të rëndësishëm” midis vullnetarëve që u dhanë antidepresantë dhe një grupi që iu dha një placebo.
Studiuesit, nga University College London dhe Royal Cornëall Hospitals NHS Trust, paralajmëruan se “duhet rishikuar recetat e antidepresantëve që u ipen pacientëve, të cilët edhe janë në rritje”.
Raporti vjen pasi mjekët dhanë alarmin që njerëzve mos t’u ofrohen ilaqe kundër depresionit, sidomos atyre me semundje të lehta, por në vend të kësaj të sugjerojnë terapi meditimi, ndërgjegjësimi dhe të folurit.
Anglia ka një nga normat më të larta të përdorimit të antidepresantëve në botë, me një në shtatë që vlerësohet të marrë pilula. Më shumë se 79 milionë ilaçe kundër depresionit janë përshkruar në Angli 2020-2021, nga 43 milionë në një dekadë./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën