Eden Hazard e di se e ardhmja e tij është në dyshime te Real Madridi dhe mund të largohet në fund të këtij edicion.
Sulmuesi belg nuk ka arritur të tregojë vetën te Los Blancos që kur u transferua nga Chelsea.
Me formën aktuale, Real Madridi po e mendon shitjen e tij qysh në afatin e janarit, raporton AS.
Por, mediumi spanjoll bënë të ditur po ashtu se Hazard nuk e dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu.
Për më shumë, belgu po bëhet baba në këtë vit të ri dhe dëshiron që të qëndrojë edhe më tej në Madrid.
Ardhja në jetë e fëmijës së tij ka ndryshuar planet e Hazardit, pasi ai nuk dëshiron të largohet në janar.
Chelsea mendohet se është e gatshme ta rikthejë në Stamford Bridge, por që ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës