Tri ndeshje interesante do të zhvillohen në kuadër të javës së pestë në Ligën Unike të Femrave, duke përmbyllur stinorin vjeshtor.
Takimi i parë është mes Partizanit dhe Tiranës, dy skuadrave rivale të qytetit, që kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion të garave, pasi në katër takimet e para, kanë pësuar katër humbje.
Dëshira është e madhe te të dy skuadrat që të shënojnë fitoren e parë, sidomos ndaj rivalit të qytetit.
Sfida e dytë pritet të jetë shumë interesante mes Flamurtarit të Vlorës dhe Prishtinës, dy skuadra që kanë nga tri fitore dhe një humbje.
Këto dy skuadra ishin takuar edhe në gjysmëfinalen e Superkupës Mbarëkombëtare në Vlorë, ku kishin fituar vashat prishtinase.
Ndeshja e tretë zhvillohet mes dy skuadrave kosovare, Penzës dhe Bashkimit. Skuadra pejane ka katër fitore në katër ndeshje, duke qenë e vetmja pa humbje, kurse prizrenaset kanë dy fitore dhe dy humbje.
Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, edhe pse skuadra prizrenase nuk ka arritur qëllimet e saj.
Liga Unike e Femrave-Java 5
E hënë
18:00 Partizani – Tirana
E martë
17:00 Flamurtari – Prishtina
E mërkurë
17:00 Penza – Bashkimi
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...