Komisioni për Rithemelimin e PD, do të mblidhet sot në orën 11:00 për të verifikuar rezultatin përfundimtar të referendumit për ratifikimin e vendimit numër 6 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur në 11 Dhjetor, për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.
Në një njoftim për mediat, Komisioni sqaron se pas mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat ku do të publikohen rezultate përfundimtare të këtij referendumi.
Referendumi për ratifikimin e shkarkimit të Bashës u mbajt dje dhe sipas rezultateve rreth 44 mijë demokratë kanë votuar pro shkarkimit të tij./tvklan.al/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar