Peja ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 122:88 (39:20, 19:19, 30:29, 34:20), në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Unike.
Vetëm fillimi ishte i barabartë deri te rezultati 10:10 dhe më pas vendasit hyn në një seri prej 13:3, për epërsinë 23:13, e më pas thellojnë epërsinë edhe më shumë 36:18, ndërsa çereku i parë përfundon 39:20.
Periudha e dytë ishte e barabartë, por më shumë e kontrolluar nga verdhezinjtë, që ruajtën epërsinë e krijuar në dhjetë minutat e para, duke shkuar në pushim me shifrat 58:39.
Edhe perioda e tretë ishte e ngjashme me atë të dytë, me përpjekjet e mysafirëve për tu rikthyer, por pejanët e menaxhuan lojën mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 88:68.
Në dhjetë minutat e fundit, Peja vetëm sa thelloi epërsinë edhe më shumë, për të triumfuar me rezultat bindës 122:88.
Një fitore shumë e rëndësishme, duke marrë parasysh që rezultati vlen edhe në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Te Peja u dalluan Tyrone White me 44 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Stephen Maxwell me 35 pikë e 11 kërcime, kurse te Rahoveci u dallua Cavon Baker me 24 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime.
Peja e përfundon stinorin vjeshtor në Ligën Unike me pesë fitore dhe dy humbje, kurse Rahoveci me dy fitore dhe pesë humbje./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...