Osmani: Kosova është projekti më i suksesshëm i politikës së jashtme amerikane

10:52 | 17 Dhjetor 2021
A Z

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu adresua deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

Osmani tha se Kosova është projekti më i suksesshëm dhe më i rëndësishëm i politikës së jashtme amerikane.

“Kosova është një shtet që e meriton mbështetjen e pakursyer të aleatëve tanë sepse ajo këtë vit e ka dëshmuar që është një demokraci e fortë dhe e qëndrueshme prandaj pata nderin që me krenari ta prezantoj vendin tonë si një shembull dhe një model i një demokracie të suksesshme në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga presidenti Biden. Vendi ynë mbetet i palëkundur në orientimin euro-atlantike”, tha Osmani.

Osmani falenderoi presidentin Biden për ndihmën gjatë pandemisë me vaksinat anti-Covid.

“Ndihma më e madhe na erdhi nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden duke na dhuruar gjysmë milioni vakisna. Duke i falenderuar qytetarët i lus ata që ta marrin edhe dozën e tretë që njihet si doza përforcuese.”, tha Osmani./arbresh.info/