Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka treguar se Kadri Veseli ka kërkuar nga OVL UÇK-ja që mos ta kundërshtojë themelimin e Gjykatës Speciale.
Klinaku thotë se Veseli u ka bërë presion që ta pranojnë themelimin e Gjykatës Speciale.
Madje ai tha se Veseli u kishte thënë që ‘duhet të themelohet kjo gjykatë, anipse mund të jem edhe unë i akuzuar’.
“Nëse ju kujtohet juve ne si organizatë e veteranëve e kemi kundërshtuar vazhdimisht themelimin e kësaj gjykate. Ne kemi pas takim edhe me Kadri Veselin, pati ardhur me na bo njëfarë lloj presioni pozitiv, që edhe ne të pajtohemi me themelimin e Gjykatës Speciale.
Ne kemi thënë se nuk pajtohemi dhe tekstualisht na ka thënë që i akuzuar jam edhe unë (Kadri Veseli). Na pati thënë ‘ne udhëheqja, përfshirë edhe unë mund të jem i akuzuar, por duhet ta themelojmë”, tha Klinaku në emisionin “Pressing”.
Faton Klinaku gjithashtu ka konfirmuar se do të jetë dëshmitar në Gjykatën Speciale. Pos tij, dëshmitar është edhe avokati i OVL UCK-së, Tomë Gashi.
Këtë e konfirmoi edhe avokati Tomë Gashi duke thënë se pos tij, janë edhe gjashtë dëshmitarë tjerë në rastin Haradinaj.
“Dëshmitë te mbrojtja i kemi dhënë. Unë nuk i frikësohem askujt të tregoj se kam dhënë dëshmi kundër kësaj gjykate”, është shprehur Klinaku.
“Ne jemi shtatë dëshmitarë të mbrojtjes në rastin e Haradinajt, një prej tyre jam edhe unë”, theksoi Gashi.
“Ne do të jemi dëshmitarë të mbrojtjes, se s’kemi si tjetër të jemi”, shtoi Gashi.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...