Të premten dhe të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), shkruan arbresh.info.
“Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”, njofton IHK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s./arbresh.info/
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...