Shefi i Njësisë së EULEX-it për Monitorim të Rasteve, Hubert van Eck Koster u shpreh se gjatë këtij monitorimi është vërejtur se paraburgimi aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim.
Ai theksoi se edhe seancat joproduktive janë një problem tjetër në sistemin gjyqësor të Kosovës.
“Misioni ka parë se 698 vendime nga gjykata të ndryshme themelore që kanë caktuar paraburgime që kanë zbuluar se me masë të madhe të rasteve paraburgimi i caktuar fillimisht nuk është vërtetuar në procedurat e mëvonshme kjo na bënë të ditur se gjykatat më pas i kanë vlerësuar kushtet për caktimin e paraburgimit që nuk kanë ekzistuar më gjatë procedurave gjyqësore.Këto gjetje sjellin tek konstatimi se paraburgimi shpesh aplikohet në mënyrë sistematike dhe pa arsyetim të duhur dhe në vete bartë me qëllim apo jo efekte ndëshkimore. Misioni ka analizuar edhe kohëzgjatjen e këtyre paraburgimeve që ngreh çështjen serioze për të drejtat e njeriut misioni ka identifikuar 37 raste të personave të cilët janë paraburgosur duke filluar nga 2-12 vite pa një aktgjykim përfundimtar që është periudhë e gjatë. Seancat joproduktive këto janë seanca që shtyhen pa bërë ndonjë përparim në gjykim dhe që kanë efekt negativ në sistemin e gjyqësisë që shton kohëzgjatjen e procedurave dhe bë barrë shtesë gjyqësorit . Nga 387 seanca të monitoruara 113 kanë qenë jo produktive që përbënë 30% kjo është një rritje e lehtë krahasuar me raportin paraprak. Disa raste të profilit të lartë ishin caktuar trupave tjerë gjykues dhe është dashur të rifillohen edhe njëherë, disa të tjera kanë parë përparim dhe kanë përfunduar me aktgjykime pastaj janë kthyer prapa nga Gjykata e Apelit dhe është dashur të rifillojnë”, tha ai.
Këtë deklaratë ai e bëri gjatë prezantimit nga misioni i EULEX-it në prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë/arbresh.info/
Greqi, fermerët bien dakord për takim me kryeministrin Mitso...
“Ishte në mes edhe tradhtia”, Alba tregon gjithçka për bashk...
Sorensen takoi edhe komandantin e KFOR-it në vizitën e tij n...
Lushaku-Sadriu: Kushdo që ka ambicie për ta drejtuar LDK-në ...
Arrestohen dy shqiptarë për vjedhje makinash në Zvicër dhe I...
Aeroporti i Cyrihut me rekord udhëtarësh