Bashkëkryetari për Marrëdhëniet me Jashtë në Këshillin Evropian, Carl Bildt, shkroi në Twitter për takimin e Presidentit të Rusisë dhe atij të Kinës. Ai tha se Putin kërkoi mbështetjen e Kinës për ofensivën kundër Ukrainës.
“Dje Putin kërkoi mbështetjen e Kinës për ofensivën e saj kundër Ukrainës. Sot SHBA-ja do të konsultohet me aleatët e NATO-s për kërkesat e paraqitura nga Rusia dje në të njëjtën kohë kur liderët BE-së diskutonin përgjigjet ndaj agresionit të mundshëm të ripërtërirë ndaj Ukrainës.” shkroi Bildt në Twitter.
Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një takim virtual me homologun e tij kinez, presidentin Xi Jinping. Putin dhe Xi deklaruan se e vlerësuan forcimin e lidhjeve Rusi-Kinë, me liderin rus që i quajti ato “një shembull i vërtetë i bashkëpunimit ndërshtetëror në shekullin 21”.
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës