Një burrë dhe një grua nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kanë braktisur dy fëmijët e tyre të moshës12 e 9 vjeç, duke i lënë në një shtëpi në kushte të rënda për jetesë.
Sipas PK-së fëmijët me vendim të prokurorit janë dërguar në strehimore.
“Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që kanë lënë pa përkujdesje fëmijët e tyre (vajzë dhe djalë njëri 12 e tjetri 9 vjeç) duke jetuar në një shtëpi pa kushte minimale për jetesë. Me vendim të prokurorit, dhe në bashkëpunim me Q.P.S. fëmijët janë dërguar në Strehimore, ndërsa të dyshuarit (prindërit) janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit