Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, teksa ka kujtuar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në vitin 2010.
Murati tha se një nga njerëzit që e kishte takuar Lëvizja për Bashkim në vitin 2010 për ripërcaktim të kufijve ishte pikërisht Thaçi.
Tutje Murati ka treguar se ia kishin vendosur Thaçit platformën në tavolinë dhe ai ishte thënë se mendon njëjtë por se amerikanët nuk e lejojnë një gjë të tillë.
“Kur e ka bërë Lëvizja për Bashkim platformën, një prej njerëzve që e ka taku, është zotëri Thaçi, në 2010 për ripërcaktim të kufijve. Ia kemi vendos në tavolinë. Tha për besë edhe unë mendoj kështu si ju po nuk na lejojnë amerikanët, ka qenë viti 2010”, tha Murati.
Ai shtoi se nëse do të përmendej para pesë vitesh çështja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkësia ndërkombëtarë “u çojke peshë”, ndërsa thotë se tani nuk është më ai reagim.
“Me u pasë përmend para pesë vitesh çështja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë qysh e përmend sot Edi Rama, qysh e përmend kryeministrit, qysh e ka përmend zotëri Thaçi, zotri Haradinaj në mënyrën e tyre, bashkësia ndërkombëtare u çojke peshë. Tash nuk është më ai reagim”, tha Murati./t7/
Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negoc...
Vizita e Osmanit në Zvicër, policia e Bernës me masa të veça...
Mbeti jashtë Kuvendit, reagon Ilir Meta: Që nga 2008 kam luf...
Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në P...
Pas ceremonisë së përurimit, Papa Leoni XIV do të zhvillojë ...
Gjesti zbulon planet për këngë të reja dhe flet për marrëdhë...