Kompania A e Regjimentit të dytë të Forcave Tokësore, ka realizuar sot marshimin kondicional “Shtegu i Lirisë” në malet e Pashtrikut, për të shënuar përvjetorin e rënies së Komandant Mujë Krasniqi dhe mbi 40 dëshmorëve tjerë të cilët ranë heroikisht me 14 Dhjetor 1998.
“Kjo datë shënon edhe 3 vjetorin e mandatimit të FSK-së në Ushtri. Krahas pjesëtarëve të Kompanisë A, këtij aktiviteti ju bashkëngjitën edhe Zëvendëskomandanti i FSK Gjeneral major Enver Cikaqi, ZVKOMFT Kolonel Hysen Dreshaj, KOMR2K Nënkolonel Valdet Berisha ,oficer e nënoficer të FSK-së”, thuhet në komunikatën e FSK-së
Pjesëtarët u njoftuan me sakrificat e luftëtarëve të lirisë dhe dëshmorëve të rënë, sakrifica këto që do të shërbejnë si frymëzim dhe motivim për gjeneratat e reja./arbresh.info/


Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...