Dy persona janë arrestuar njëri nga ta i mitur, pasi kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilët ishin në krye të detyrës.
Sipas njoftimit policët janë sulmuar, pasi njërit nga të dyshuarit i ishte shqiptuar gjobë për kundërvajtje në trafik.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri i mitur, për shkak se i kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës, pasi zyrtarët policor njërit prej të dyshuarve ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje 48 dhe 24 orë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...