Policia ka njoftuar se mbrëmjen e së dielës ka ndihmuar në evakuimin e dy familjeve që kishin mbetur të bllokuara në fshatin Shtupeq i Vogël në Rugovë, për shkak të borës së madhe që kishte rënë në këtë zonë.
“Më datën 12.12.2021, rreth orës 15:00, Stacioni për Mbikqyrje të Kufirit Vitomiricë/Radavc, kanë pranuar informacionin nga një qytetar se dy familje kanë mbetur të bllokuara nga bora e madhe në fshatin Shtupeq i Vogël në Bjeshkën e Rugovës. Patrulla kufitare , menjëherë është nisur për në lokacionin në fjalë, por për shkak të kushteve shumë të vështira dhe rrugës së bllokuar nga bora , pas disa orëve kanë arritur në fshatin Shtupeq i Vogël për t’ju dhënë ndihmë atyre”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë në mbështetje kanë dalë edhe tre qytetarë vullnetarë të cilët i falënderuan për bashkëpunimin.
“Zyrtarët policorë nga kufiri kanë arritur t’i takojnë dhe t’u ndihmojnë qytetarëve të cilët kanë mbetur të bllokuar në borë, ku në mesin e tyre ishin edhe dy fëmijë. Nga Policia është bërë shoqërimi i tyre deri në qytetin e Pejës”, thuhet tutje.
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...