Deputetët gjermanë votuan me shumicë të madhe miratimin e projektligjit që e bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit në spitale dhe shtëpi pleqsh.
Më herët, ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në Kuvend tha se është e paskrupullt që personat që punojnë me persona veçanërisht të rrezikuar nuk janë vaksinuar.
Nga gjithsej 689 deputetë që votuan për këtë ligj në Dhomën e Komunave, 571 deputetë votuan pro, 80 ishin kundër dhe 38 abstenuan. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, e cila pritet gjatë ditës së sotme.
Nëse Dhoma e Lartë miraton projektligjin sot, punëtorët në institucionet shëndetësore do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht ose kanë kaluar COVID-19 deri në mes të marsit të vitit të ardhshëm.
Është i pari nga dy ligjet që vendosin vaksinimin e detyrueshëm në Gjermani. Një tjetër ligj më i diskutueshëm është duke u përgatitur, i cili do ta bënte vaksinën të detyrueshme për të gjithë, i cili mund të debatohet në parlament muajin e ardhshëm.
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kundërshton një vaksinë të detyrueshme për të gjithë.
Edhe ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Angela Merkelit, Jens Spahn, tha se do të votonte kundër kësaj mase.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 69.4 për qind e popullsisë totale prej 83 milionë banorësh është vaksinuar plotësisht në Gjermani. Kjo e fundit ka raportuar 61,288 infeksione të reja me coronavirus në 24 orët e fundit dhe 484 vdekje./telegrafi/
Man United synon transferimin e Tchouamenit si zëvendësues t...
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...