Mbrëmë është arrestuar një serb në pikën kufitare në Jarinjë si i dyshuar për krime lufte. Bëhet fjalë për Dusan Arsiq, 51 vjeç i cili ka pasur edhe vendqëndrim në Kosovë, shkruan Kossev.
“Ai u arrestua derisa ishte duke u kthyer nga Serbia për në Kosovë i shoqëruar nga dy fëmijët e tij. Bëhet fjalë për një person që ka shkuar në Kosovë disa herë dhe ka vendqëndrim në afërsi të Prishtinës”, ka deklaruar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në qeverinë serbe.
Siç ka njoftuar policia dje, ai është arrestuar për dyshimin për përfshirje në Krime Lufte kundër popullatës civile.
“PKK Jarinje. Me datë 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...