Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se përfaqëson fuqishëm narrativen evropiane të vlerave dhe është partner i qëndrueshëm në skenën evropiane që kontribuon në mirëqenien e rajonit, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në takim me kryetarin e Fondacionit “Fridrih Ebert” dhe ish-kryetarin e Parlamentit Evropian Martin Shulc.
“Ne kemi investuar kapital serioz politik bazuar në premtimin evropian, është koha që vëmendjen dhe energjinë ta drejtojmë në procesin e evropianizimit dhe përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve. Nëse BE-ja më në fund e mbështet tregimin maqedonas dhe investimin e madh në këtë çështje që reflektohet në të gjithë rajonin, atëherë BE-ja do të tregojë se është forcë që tërheq për mirë”, tha Dimitrov.
Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Dimitrov e ka njoftuar Shulcin për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në portofolin evropian, si dhe ka biseduar për gjendjen në rajon në kuadër të integrimeve evropiane.
Shulc e theksoi rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës në kontekstin e përgjegjësisë së saj për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë, së bashku me përparimin e dukshëm demokratik që Maqedonia e Veriut ka bërë vitet e fundit dhe qasjen e saj ndaj vlerave të përbashkëta.
Sipas tij, vonesa e mëtejshme e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me BE-në për shkak të bllokadës nga Bullgaria është e pahijshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e rajonit dhe vizionin evropian dhe mbështetja për këtë çështje do të vazhdojë të manifestohet përmes aktiviteteve të Fondacionit dhe angazhimit të tij personal.
Këto tema janë diskutuar edhe në takimet e Dimitrovit me përfaqësuesen për politikë të BE-së në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme Sabine Shter dhe drejtoreshën e Ministrisë përgjegjëse për Evropën Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s, Suzane Shuc. Dimitrov përcolli pritjet e Gjermanisë për të qëndruar proaktive drejt arritjes së qëllimit strategjik të vendosur bashkërisht dhe i informoi për statusin e përditësuar të procesit reformues në kuadër të “Agjendës: Evropa në shtëpi”.
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...