Planet janë duke u zhvilluar që policia europianë të punojë së bashkë në mënyrë që të luftojë krimin e organizuar në mënyrë më efikase.
Komisioni Europian ka deklaruar se pandemia ka ekspozuar zbrazëtirat e saj rreth bashkëpunimit policor ndërkufitar, transmeton portal arbresh.info
Kjo ka shtyrë Brukselin që të paraqesë një propozim për të përforcuar bashkëpunimin mes departamenteve kombëtare të policisë.
“Kriminelët nuk duhet të jenë në gjendje t’i shpëtojnë policisë thjesht duke lëvizur nga një shtet anëtar në tjetrin. Sot, ne po propozojmë rregulla për të ndihmuar policët në të gjithë BE-në të punojnë së bashku për të kapur kriminelët,” u tha gazetarëve nënkryetari i Komisionit Europian Margaritis Schinas.
“Të kesh kanale të qarta për shkëmbimin e informacionit do të thotë që policia do të jetë në gjendje të identifikojë më shpejt të dyshuarit dhe të mbledhë sa më shpejt informacione që i nevoiten”, tha ai.
Sipas të dhënave të Europol-it, rreth 65% e rrjeteve kriminale aktive në BE përbëhen nga anëtarë të shumë kombësive. Më mbresëlënëse është se 80 përqind e grupeve të organizuara kriminale janë të përfshirë në krime ndërkufitare.
Propozimet e reja synojnë pikërisht këto rrjete dhe krime, të cilat përfshijnë kontrabandën e drogës, njerëzve dhe emigrantëve.
Shkëmbimi i informacionit do të jetë kyç për sistemin e ri, me ngritjen e një ruteri qendror ku bazat e të dhënave kombëtare do të harmonizohen në një bazë të dhënash, duke zëvendësuar lidhjet e shumta dypalëshe./euronews/arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...