Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e grupit të organizuar kriminal në krye me Zvonko Veselinovic.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se sot është legjitimuar lufta kundër grupeve kriminale dhe krimit të organizuar, specifikisht në veri të vendit.
“Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar saherë kanë qenë cak i shkatërrimit”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka mirëpritur sanksionin e SHBA-ve, dhe ka theksuar për luftën e pakompromis ndaj krimit, kontrabandës e korrupsionit.
“Mirëpres sanksionin e ShBA-ve ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pakompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cënojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë’, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Nga aksioni i fundit i Policisë së Kosovës në 4 rajone të Kosovës me qëllim të goditjes së kontrabandës, në veri të Kosovës kishte rezistencë ndaj këtij aksioni me ç’rast mbetën të lënduar disa zyrtar policor e dëme të mëdha materiale.
Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar saherë kanë qenë cak i shkatërrimit.
Mirëpres sanksionin e ShBA-ve ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pakompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cënojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...