Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i ShBA-së për t’i vënë sanksione grupit të të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq, është lajm i jashtëzakonisht i mirë.
Haxhiku ka thënë se veriu i Kosovës është i tillë jo për shkak të banorëve, por se është i kontrolluar nga grupet kriminale.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë sanksionimi i grupeve të krimit të organizuar në veri të udhëhequr nga Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojçiq. E kemi theksuar që moti se veriu është i tillë jo për shkak të banorëve, por sepse është kontrolluar nga grupe të tilla kriminale që nuk kanë pasur vetëm mbështetjen e Beogradit, por edhe të Prishtinës.
Këto grupe kriminale, që hera herës priteshin edhe në zyret e institucioneve tona më te larta, fshihen prapa rezistencës që i bëjnë organeve të rendit për të sjell rend e ligj në atë pjesë të Republikës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë në luftimin e kriminalitetit në çdo cep te saj, ndërkaq sanksionet e ShBA-ve mbi këto grupe kriminale tregojnë qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit që terrorizojnë qytetarët e asaj ane./arbresh.info/
Këto janë arsyet e sanksionit nga ShBA ndaj Zvonko Veselinoviqit dhe grupit të tij
Mbi 100 prokurorë në terren për zgjedhjet e sotme
Mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë në zgjedh...
Këto janë adresat e 38 qendrave të votimit me kusht
Dita e votimit shoqërohet me temperatura deri në 27°C
Sot, Kosova voton!
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C