Policia në Ferizaj ka arrestuarin të dyshuarin e cili në fund të nëntorit kishte kërcënuar dy persona.
L.A 51 vjeç është arrestuar sot në orën 15:00.
Rasti kishte ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt.
“Ndërsa sot, me datën 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M ( M/K) 31 vjeçar dhe K.M ( M/K) 22 vjeçar”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës