Kryeministri Albin Kurti, tha se është shumë e rëndësishme që BE-ja t’ia liberalizojë vizat Kosovës.
Këtë deklaratë Kurti e bëri në konferencë për media nga Brukseli se bashku me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell dhe Komisioneri për Zgjerim Varhelyi ka folur për takimin e katërt të Këshillit të MSA-së dhe liberalizimin e vizave.
“BE-ja është e ardhmja jonë dhe evropa është kontinenti ynë. Ne besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të ndërlidhura më progresin e vërtetë dhe të na motivojnë se rruga e Kosovës drejt BE-së dhe që të jetë progres më i qëndrueshëm. Për të përforcuar besimin tek BE-ja ne besojmë që është shumë më rëndësi që të ketë liberalizim të vizave për Kosovë, tani kanë kaluar 3 vjet e katër muaj që Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave por qytetarët e Kosovës ende duhet të vuajnë këtë regjim vizash”, tha Kurti.
Kurti tha se Kosova e mirëpret takimin e katërt të Këshillit për MSA-në mes BE-së dhe Kosovës.
“Ky takim është një arritje tejet e rëndësishme në zbatimin e MSA-së sidomos në kuptimin e fillimit të fazës së dytë implementimi të prioriteteve politike në agjendën evropiane të reformave. Para dy muajve kemi miratuar planin për ERA 2 me prioritetet që dalin nga MSA-ja për të cilin jemi përkushtuar që ta zbatojmë me prioritet të lartë”, u shpreh Kurti./arbresh.info./
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun