Majlinda Kelmendi pensionohet zyrtarisht me anë të një ceremoni shtetërore.
Xhudista legjendare e Kosovës, Majlinda Kelmendi sot zyrtarisht është pensionuar si xhudiste profesioniste.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që pensionimi i xhudistët të bëhet me ceremoni shtetërore, e cila është duke u mbajtur në Institutin “Ali Hadri: në Prishtinë.
Majlinda ka pasur një histori të madhe në skenën botërore të xhudos, ku ka arritur t’i grumbulloj plotë 44 medalje, 29 të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.
Kelmendi do të pensionohet me një arkë plotë medalje të ndryshme, si kampione Olimpike, Kampione Botërore dhe Kampione Kontinentale.
E përlotur dhe me zë të dridhur, Majlinda ka falënderuar të gjithë njerëzit të cilët kanë kontribuar dhe kanë qenë afër saj gjatë rrugëtimit të saj si sportiste e xhudos.
“Ka qenë nder, krenari e privilegj shumë i madh për mua me përfaqësu Kosovën, juve populli im. U jam mirënjohës, ju dua!” – ka thënë Majlinda.
Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mirë shqiptare, grua apo burrë dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike historike për Kosovën në “Rio 2016”.
Së fundmi ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” ku pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë. /arbresh.info/
Arbresh.info ju sjellë pamje nga ceremonia shtetërore e pensionimit të sportistës, Majlinda Kelmendi







Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...