“YLLI I JAVËS” për xhiron e 17-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti në radhët e Drita FC, Marko Simonovski.
Sulmuesi i bardhekaltërve ishte përcaktues në fitoren që skuadra e tij e realizoi si mysafire në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër FC Prishtina, me rezultat 1:0.
Ai shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje, duke ia sjellë tri pikë të rëndësishme skuadrës së tij.
Simonovski po kalon një formë të shkëlqyeshme tek skuadra gjilanase, me gjithsej 5 gola të shënuar dhe 2 asistime në këtë edicion të BKT Superligës
Me këtë fitore FC Drita e ka ruajtur hapin me dy skuadrat e kreut të renditjes dhe aktualisht ndodhet në pozitën e 3-të me vetëm 2 pikë më pak se lideri FC Ballkani.
/Arbresh.info
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës