Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi të dielën ka thënë se situata epidemiologjike vazhdon të jetë rrezik për Kosovën.
Ai në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, tha se varianti i ri i Covid-19 i shfaqur e bënë më të vështirë situatën.
Andaj ai ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe të respektojnë masat.
“Situata epidemiologjike në Kosovë vazhdon të jetë në rrezik, për shkak edhe të variantit të ri, Omicron i cili është më transmetueses se Delta. Nga sot do të fillojmë vaksinimin edhe gjatë ditëve të vikendit si dhe do të organizojmë fushata vetdisuese për vaksinim. Ftojmë qytetarët që të vaksinohen.
Ai ka thënë se një valë e re do të jetë më e rëndë se ajo që ishte.
“Çdo valë e re e Covid-19 mund të jetë më e rëndë sa ajo e fundit që e përballuam më vështirësi”, tha ministri.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e masave të reja, por ka thënë se kjo do të varet nga situata e cila paraqitet./arbresh.info/
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media