Ministria e Punëve të Brendshme njofton dje ka pasur aksion kontrollues për automjetet që voziten nga shoferë nën ndikimin e alkoolit.
“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe gjobitur gjithsej 29 shoferë, prej të cilëve 23 nga Tetova dhe 6 nga Gostivari”, thonë nga SPB Tetovë.
Ata shtojnë se shoferët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe ndaj tyre janë shqiptuar gjoba nga 225 deri 325 euro në kundërvlerë të denarë.
Dy shoferë nga Tetova kanë refuzuar testin e alkoolit dhe ndaj tyre është përgatitur gjobë prej 500 eurove.
“Krahas kësaj, të gjithë shoferëve të dehur u është marrë leja e vozitje përkohësisht nga 3 deri 12 muaj”, thonë nga SPB Tetovë./telegrafi
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...