Eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon, përmes një postimi në Twitter, ka bërë thirrje të votohet partia URA e cila udhëhiqet nga Dritan Abazoviq, në zgjedhjet lokale për tri komuna në Mal të Zi.
Von Cramon tha se është DPS (Partia Socialdemokrate) e ka vendin në të kaluarën dhe para gjykatës, andaj është koha që qytetarët malazezë ta konfirmojnë këtë.
“Mali i Zi është kapur nga DPS dhe regjimi i saj i korruptuar dhe nacionalist për një kohë të gjatë.
Është koha që qytetarët e Malit të Zi të konfirmojnë edhe një herë se vendi i DPS është në të kaluarën dhe para gjykatës”, shkruan Von Cramon.
#Montenegro ?? has being captured by #DPS and its corrupted, nationalistic regime for too long.
It’s time that citizens of Montenegro once again confirm that place of DPS is in history and before the court. pic.twitter.com/Bx2HHP0pLF
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) December 3, 2021
Tutje, Cramon tha se URA dhe Abazoviq njihen nga Bashkimi Evropian si partnerë kredibil dhe të fortë. Gjithashtu tha se e kanë mbështetjen e plotë nga BE-ja.
“URA dhe Dritan Abazoviq janë të njohur nga BE si partnerë kredibil dhe të fortë, gjithashtu kanë mbështetjen e plotë të BE-së”, ka shkruar Cramon.
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...