Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk ka qenë më i mirë dhe më i ngushtë. Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Çështja të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se kanë marrë konfirmimin se Kosova do të jetë nikoqire e operacionit ushtarak “Defender Europe 2023”.
“Më datë 25 tetor kemi marrë konfirmimin se Kosova do të jetë vendi nikoqir i “Defender Europe 2023. Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim”, tha ministri.
“Kjo edhe njëherë e dëshmon bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me SHBA-të dhe besimin e tyre ndaj neve. Unë e ritheksojë në plotësi të plotë se kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-të sesa që kemi sot. Këtë mundet t’ua konfirmojnë edhe ShBA-të”, ka thënë Mehaj.
“Është miratuar ligji për marrjen pjesë të FSK-së në misione ndërkombëtare, siç është edhe Ligji për Deminim, Ligji për Policinë Ushtarake që janë në proces. Gjatë muajit maj për 12 ditë me radhë Kosova si rend pritës ka ushtruar operacionin “Defender Europe 2021”, ku ushtrimi ka qenë ndër më të mëdhat që nga lufta e dytë botërore e drejtuar nga ShBA-të. Në këtë ushtrim FSK-ja ka marr pjesë me 330 pjesëtar dhe ka qenë vend nikoqir”, deklaroi Mehaj në Komision. /arbresh.info
Edi flet për raportin e Dolces me Limin: Me e lëshu veten kë...
Haziri thotë se përvoja nga e kaluara me VV-në dhe PDK-në nu...
Çeku: Shpëtohet nga rrënimi kulla e Ymer Pogës në Gjakovë
Arrestohen dy 18-vjeçarë në Obiliq, dyshohen për tetë raste ...
Ekstradohet nga Anglia për në Kosovë të kërkuarin me urdhëra...
E papritur, puthjen mes këtyrë dy banorëve nuk e keni pritur...