Një person në Mitrovicë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.
Ngjarja ndodhi në orët e mesditës të së enjtes dhe për këtë vetë viktima raportoi në Policinë e Kosovës.
“Sipas deklarimit të viktimës bëhet e ditur se ajo ishte sulmuar nga i dyshuari, viktima ka kërkuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç ‘rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit”, thotë policia.
Pas intervistimit të dyshuarit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...