Roberto Mancini është shfaqur si kandidat për rolin e menaxherit të përhershëm të Manchester United.
Sipas “The Telegraph”, bordi i Manchester United po konsideron t’i ofrojë rolin drejtues Roberto Mancinit në verën e ardhshme.
“Djajtë e Kuq” shkarkuan Ole Gunnar Solskjaer përafërisisht muajin e kaluar, por kanë shtyrë zgjedhjen e një zëvendësuesi të përhershëm tani. Midis atyre në “përleshje” është trajneri italian që udhëhoqi “Azzurrët” në triumfin e EURO 2020.
Ish-ndihmës menaxheri, Michael Carrick është duke punuar si menaxher kujdestar derisa menaxheri i përkoshëm i sapoemëruar, Ralf Rangnick të marrë drejtimin. Trajneri gjerman do të merrte përgjegjësinë vetëm për këtë sezon dhe do të kthehej në një reol ekzekutiv nga sezoni i ardhshëm. Pra, “gjuetia” për një menaxher të përhershëm është ende në vazhdim për skuadrën angleze.
Ardhja e Ralf Rangnick, i njohur si “profesori” i ka rikthyer shpresat në kampin e “Djajve të Kuq’. Megjithatë, skuadra është shumë larg që të bëhet një kërcënim serioz për pretendentët e titullit dhe do të duhej shumë punë për të rvendosur ekuilibrin.
Nga ana tjetër, Mancini ka dëshmuar ekselencën e tij në Premier League dhe me kombëtaren e Italisë, ai edhe mund të ishte trajneri adekuat për këtë detyrë duke pasur parasysh përvojën dhe eksperiencën e tij./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...