Zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla ka folur për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama.
Ai thotë se këto ndryshime në ushtri janë normale në kuadrin e zhvillimit dhe ngritje të kapaciteteve.
Syla në “Debat Plus” thotë se nuk është e vërtet se Ministri Armend Mehaj dhe Rrahman Rama kanë diskutuar për dërgimin e automjeteve të FSK-së në veri.
“Në ato kohë për të cilat po flitet (ngjarjet në veri), ministri e as komandanti i FSK-së nuk kanë qenë në Kosovë. Unë kam qenë në detyrë në ato momente dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur”, tha ai.
Zëvendësministri i Mbrojtjes thotë se mund të ketë pasur negociata për një kohë por sipas tij presione për dorëheqje nuk ka pasur.
“Asnjë përplasje Ministri Mehaj me komandantin e FSK-së (Rrahman Ramën) nuk kanë pasur”.
Syla thotë se dokumenti i Atasheut ushtarak amerikan në Kosovë për në lidhje me mënyrën e përdorimit të automjeteve të FSK-së ka qenë i njohur edhe para aksionit në veri.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump