Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se vendet anëtare të bllokut evropian gjatë vitit 2020 ka prodhuar 284 milionë tonë kimikate apo 1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019, transmeton anadolu Agency.
“Konsumimi i këtyre produkteve arriti në 302 milionë tonë, duke reflektuar një rritje prej 1 për qind krahasuar me vitin 2019”, tha Eurostat, duke shtuar se pandemia COVID-19 nuk shkaktoi asnjë ulje në këtë fushë.
Rreth 221.4 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin u prodhuan vitin e kaluar, ndërsa sasia e prodhuar e kimikateve të rrezikshme për mjedisin ishte 78.8 milionë tonë.
Po ashtu, tregojnë të dhënat e Eurostat, u konsumuan rreth 230.1 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin dhe 79.8 milionë tonë kimikate të rrezikshme për mjedisin.
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...