Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar festat e Nëntorit.
Ai përmes këtij postimi ka shfrytëzuar rastin që të kërkoj edhe shtetësi shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë, transmeton arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
??
1.Linja hekurudhore Kosovë – Shqipëri
2.Mbrojtja e përbashkët ushtarake e Kosovës dhe Shqipërisë. Në funksion të forcimit të Ushtrisë së Kosovës, të nis iniciativë ligjore për Fondin e Ushtrisë, ku të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë të ndihmojnë me financa.
3.Shtetësia shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Me këto tri qëllime, shënojmë Festat e Nëntorit.
Mirënjohje të përjetshme për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare.
Përulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.
Falënderim popujve miq, që në kohën kur kanoseshim nga shfarosja, ishin përkrah nesh, Aleanca Veriatlantike NATO e prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dashur bashkëkombas. Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare. 28 Nëntori i Skënderbeut, UÇK-së dhe Adem Jasharit. 28 Nëntori i shqiptarëve. Urime!
RH
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar