Të paktën 3 persona kanë humbur jetën deri tani si pasojë e stuhisë “Arwen” që solli reshjet shiu e bore, erë të fortë, bllokime rrugësh dhe ndërprerje të energjisë në shumë zona të Britanisë së Madhe.
Policia njofton se fatalitetet u regjistruan në Lancaster, Irlandën e Veriut dhe Aberdeenshire të Skocisë si pasojë e rrëzimit të pemëve nga era që arriti deri në 100 km në orë.
Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Autoritetet iu bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet në rrugë deri në një përmirësim të situatës meteorologjike./lajmi.net/



“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës