Veteranët e Shqipërisë dhe Kosovës do të rikthehen në fushë për të luajtur një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në traditën e krijuar tashmë prej kohësh, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Kosovës kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj vëllazëroreje, që do të luhet në një ditë të rëndësishme për historinë e Shqipërisë, shkruan arbresh.info
Vëllazërorja mes dy ekipeve që kanë në përbërje ish-futbollistë të famshëm të dy përfaqësueseve, do të luhet më 28 nëntor 2021, ora 11:30 në kompleksin “Olympic Park” në Durrës.
Postimi i tij i plotë:
Për nder të festës së 28 Nëntorit, me ftesë të FSHF-së, Kombëtarja e veteranëve të Kosovës, dje ka udhëtuar drejt Shqipërisë, me ç’rast do të zhvillojë një ndeshje vëllazërore.
Ndërkohë, sot ekspedita e FFK-së në krye me presidentin Agim Ademi e ka vizituar qytetin e Vlorës, ku janë pritur nga gazetarë të shumtë. Në Ditën e Flamurit, gjegjësisht me 28 nëntor në orën 11:30, Dardanët veteranë do të përballen me veteranët Kuq e Zi.
Pas kësaj ndeshjeje, presidenti i FSHF-së Armand Duka, do të shtrojë drekën festive për ekspeditën e Kosovës në Kantina-Duka. E gjatë qëndrimit treditorë, veteranët dardanë, kanë vizituar Vlorën e Durrësin, ndërsa në vijim do të vizitojnë edhe Tiranën.
Kujojmë se, në fund të ndeshjes do të dorëzohet edhe një trofe simbolik për ekipin fitues. Kjo do jetë miqësorja e tretë për këtë e vit mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës./ arbresh.info/
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...