Kampionia e Kosovës, Besa Famgas të dielen luan ndaj skuadrës rumune, Potaissa Turda.
Ndeshja që zhvillohet prej orës 18:00 në palestrën “Karagaçi” është e para e raundit të tretë të Kupës Evropiane.
Për më të rejat në kampin pejan dhe për synimet e Besës në ndeshjen ndaj Turdas rumune, është deklaruar trajneri, Arben Muqolli.
“Të dielen takohemi me skuadrën nga Rumania, Potaissa Turda. Është një kundërshtar i fortë. Ka kohë që jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi të kompletuar. Për dallim nga ndeshja e fundit me Borcin, kemi një lojtar më shumë”.
“E kemi kthyer spanjollin, Victor Alonso, që ishte me ne në kampionatin e kaluar. Me Alonson jemi përforcuar në sulm e në mbrojtje. Kemi informata të mjaftueshme për kundërshtarin.”, ka theksuar Arben Muqolli./Arbresh.info
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...