Mbrojtja e Kadri Veselit kanë bërë edhe një kërkesë për lirimin e klientit të tyre nga qendra e paraburgimit në Hagë për të vazhduar më pas masën e arrestit shtëpiak në Mitrovicë.
Siç thuhet në letrën e dy avokatëve, Ben Emerson dhe Andrew Strong, dërguar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, frencezit, Nicola Guillou, tashmë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë një garanci të qartë, e cila siç thuhet në dokument zvogëlon rrezikun e vetëm të identifikuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në vendimin e mëparshëm.
Në vendimin e mëparshëm siç thuhet në dokumentin e mbrojtjes, Gjyqtari i Procedurës parprake kishte ngritur shqetësime se bisedat e mundshme të pa monitoruara të Kadri Veselit me familjarët dhe vizitorët që mund të pengonin përparimin e mëtejmë të procedurave të Dhomave të Specializuara. Gjithashtu në vendimin e mëparshëm, siç thekson dokumenti i mbrojtjes, ishte potencuar edhe rreziku i kryerjes së ndonjë krimi tjetër.
Mbrojtja ka konfirmuar se kanë marrë edhe një letër nga kreu i Policisë së Kosovës, në të cilën thuhet se “Policia e Kosovës është më se e aftë dhe e gatshme që të zbatojë çfarëdo kushti apo urdhri të vendosur nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake për Lirimin e Përkohshëm ose ndonjë çështje tjetër”.
Mbrojtja tutje thotë se angazhimi i detajuar i marrë nga Policia e Kosovës ndryshon qartazi rrethanat dhe në mënyrë direkte zvogëlon rrezikun që Gjyqtari i Procedurës Paraprake kishte përmendur në vendimin paraprak për çështjen e Arrestit Shtëpiak.
Në fund mbrojtja kërkon nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake që të lirojë Kadri Veselin nga paraburgimi./arbresh.info/

Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...