FSK-ja në vazhdimësi është duke trajnuar pjesëtarët e saj që të jenë sa më të përgatitur në realizimin e misionit dhe detyrave, transmeton arbresh.info.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ( KDS ) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) mision të saj ka arsimimin dhe ngritjen profesionale të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të saj.
Me këtë qëllim KDS-ja organizon dhe përgatit trajnime të vazhdueshme për pjesëtarët e saj që të jenë sa më të gatshëm në realizimin e misionit dhe detyrave ushtarake.
Në procesin e trajnimeve dhe avancimeve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së sot, në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj përfunduan trajnimet “Kursi i Liderit Luftarak gjenerata 07/2021” që fokusohet në katër kompetenca të përbashkëta të nënoficerit siç janë: gatishmëria, udhëheqja, menaxhimi i trajnimit dhe taktikat luftarake, si dhe “Kursi i Logjistikës dhe Furnizimit” që objektiv kryesor ka dhënien e njohurive për funksionimin e mbështetjes me furnizim.
Kursantët që ishin pjesë e këtyre trajnimeve u certifikuan sot me ceremoni të veçanta ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të KDS-së dhe përfaqësues të njësive të FSK-së, të cilët vlerësuan lartë gatishmërinë dhe interesimin e treguar gjatë këtyre javëve të trajnimit./abresh.info/


Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...