Kurti thotë se marrëveshjet e nënshkruara do fuqizojnë shtetet tona

12:34 | 26 Nëntor 2021
A Z
Kryeministri Albin Kurti e ka vlerësuar pozitive mbledhje e përbashkët të dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në konferencën me kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se marrëveshjet e nënshkruara do fuqizojnë shtetet tona.
“Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet edhe shumë shi dhe diell, na nevojiten për frytet që do ti gëzojnë qytetarët tona në të dy anët e kufirit. Jam i nderuar dhe i gëzuar me mbledhjen e shtatë të përbashkët. Në vizitën e Ramës në Prishtinë para dya muajve u patëm zotuar sëbashku që e shohim të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin. Me marrëveshjet e sotme do të arritim edhe më tej bashkëpunimin. Progresi në numër i marrëveshje do të shoqërohet në cilësi në zbatimin e tyre. Bashkëpunimi do të forcojë shtetet tona”, tha Kurti. /arbresh.info/

Të ngjashme